Aksident i rëndë në Kamenicë: Vdes 24 vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, si pasojë një person ka vdekur.

Mësohet se F.S., nga Kamenica ka vdekur pas një aksidenti të rëndë me motor në fshatin Koretin.

I riu 24 vjeçar muk ka mundur t’i përballon plagëve të rënda që ka marrë nga aksidenti dhe ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, e konfirmoi këtë për portalin rtv21.tv, ai tha se mbrëmë rreth orës 23:40, pas marrjes së informacionit se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Koretin të Komunës së Kamenicës, njësitet e trafikut rajonal kanë dal në menjëherë vend të ngjarjes.

“Pas hetimeve të para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi i motoçikletës dyshohet nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar”, tha ai për rtv21.tv.

Hashani njoftoi se i lënduari fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e pastaj në QKUK në Prishtinë.

“Policia e Kosovës dhe njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me këtë vetaksident të rëndë”, përfundoi Hashani.