Aksident i rëndë në Lezhë, makina e dy të miturve përplaset me pemën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë ku si pasojë janë plagosur dy të rinj.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qënë duke udhëtuar me një makinë ku shoferi ka humbur konrollin dhe janë përplasur me një pemë.

Nga të dhënat praprake mësohet se dy të rinjtë janë përkatësiht të moshës 13 dhe 15 vjeç çka do të thotë se ata nuk ishin të pajisur me leje qarkullimi.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit të Lezhës teksa po marrin edhe ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.