Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Lipjan, detaje!

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Lipjan, afër QMI-së.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen dëme të konsiderueshme materiale në makina.

Sipas lexuesve, në vendin e aksidentit ende nuk është paraqitur policia as autoambulanca.