Reagon Uran Ismaili për mbledhjen në Prevallë: Mashtruan VV dhe LDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, të cilin, sipas tij, pretendonin se e kishin që para gjashtë muajsh.

Ish-ministri i Shëndetësisë, përmes një shkrimi në Facebook, theksoi se kjo mbledhje tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime por për ndarje postesh.

“Mungesa e programit dhe mungesa e buxhetit i ka paralizuar institucionet e Kosovës dhe rrjedhimisht po shkakton ngecje në tërë sektorët. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët edhe gjatë muajve të ardhshëm”, ka shkruar ai.