LAJM I FUNDIT: Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Tre policët kufitarë të kidnapuar rreth dy javë më parë nga forcat elitare të Serbisë afër Leposaviqit, sapo u liruar nga qendra e paraburgimit në Kralevë.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi u liruan në fund të seancës gjyqësore e cila nisi sot në orën 09:00.

Gjykata e ndryshoi vendimin pak ditë pasi iu caktoi një muaj paraburgim për kinse mbajtje ilegale të armëve.

IndeksOnline e ka përcjell në vazhdimësi këtë proces dhe ka raportuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet që nga momenti i kidnapimit.