​Për 6 orë 200 mijë aplikime për tërheqje të 10 % nga Trusti

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për rreth 6 orë 200 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për afër 5 orë , kanë aplikuar 200 mijë qytetarë.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.

Qytetarët po kanë edhe probleme në procesin e aplikimit ku mund të iu shfaqet “gabim i papritur”, por siç ka sqaruar Trust-i, ky gabim shfaqet për arsye të problemeve në gjenerimin e të dhënave për llogari të ndryshme.