Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Parallovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orës 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërdë. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.