Vriten balenat, deti në ishujt Faroe mbulohet me gjak

Ishujt Faroe vijojnë me traditën e tyre të vrasjes së balenave pilot dhe delfinëve.

Këtë vit në këto ishuj, peshkatarët kanë vrarë 23 balena si pjesë e traditës qindra vjeçare.

Kjo traditë sipas banorëve bëhet për të siguruar ushqim gjatë dimrit, megjithëse mishi i balenave më së shumti shitet tek të huajit dhe eksportohet.

Foto që shikoni vijnë nga bregu i Hvalvikut, një fshat në ishullin Streymoy, përcjell gsh.

Pamjet e fotografuar janë të rënda për disa që nuk janë mësuar të shohin kaq shumë gjak, apo me dikë që balenat dhe delfinët i shohin si një nga gjallesat më paqësore.

Por, një përfaqësues i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kritikoi jo vetëm traditën, por edhe aspektin social të saj: “Ka shumë banorë të zonës dhe turistë që mblidhen për të parë këtë spektakël të tmerrshëm. Sheh prindër që qeshin dhe fëmijë që luajnë në plazhin ku bëhen vrasjet”.

Pavarësisht reagimeve të forta nga shumë organizata kjo traditë mesa duket do të vijojë përsëri.