Të paktën 8 veta kanë humbur jetën, ndërsa shpëtohen 31 emigrantë që kishin ngelur në det (video)

Rojet bregdetare në Turqi arritën të shpëtojnë 31 emigrantë që kishin ngelur në det, pasi anija me të cilën po udhëtonin drejt Greqisë u mbyt.

Të paktën tetë veta kanë humbur jetën. Ende nuk dihen shkaktarët e dëmtimeve të anijes.

Rojet bregdetare po vazhdojnë kërkimet për persona tjerë./voa