Aksident i rëndë në Sarandë, vdes një person

Një aksident me vdekje mësohet të ketë ndodhur në Sarandë këtë mbrëmje.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Krane. Viktima është banor i fshatit Mursi, në Bashkinë e Konispolit.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth aksidentit apo edhe identitetit të viktimës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.