Inter hyn në garë për Eriksen

Interi është duke u munduar ta transferojë një tjetër lojtar i cili luan në Premier Ligë.

Këtë herë është fjala për yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Këtë verë gjiganti italian ka transferuar dy sulmuesit e United, Alexis Sanchez dhe Romalu Lukaku.

Eriksen i ka mbetur vetëm një vit në kontratë dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën, transmeton KosovaPress.

Interi ka për synim ta huazojë lojtarin në afatin e janarit dhe nëse kjo dështon do të presin deri verën e ardhshme për ta transferuar si lojtar i lirë.

Klubet tjera të interesuar për danezin janë Juventus e United, por dëshira e tij është të luaj për Real Madrid dhe Barcelona.