Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë 68-vjeçari

Një 68-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti në Shkodër. Burimet e Syri net thonë se viktima quhet Pjetër Vasili.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.