Aksident i rëndë në Shkozet, humb jetën një person

Një 45-vjeçar i cili ka qenë duke kaluar rrugën në mbikalimin e Shkozetit ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit Sh.Sh.,37 vjeç, është shoqëruar nga policia.

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.