Vuçiq: Platforma e Prishtinës vendosi ta ndërpres dialogun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Platforma për Dialog, e miratuar dje në Prishtinë, në thelb përfaqëson vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati me nënskretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale dhe me çrast e njoftoi atë se në afat të shkurtër Beogradi do të marrë masa në përgjigje të të gjitha lëvizjeve të Prishtinës, dhe përgjigja do të jetë, vendimtare, serioze, përgjegjëse dhe e vendosur.

Vuçiq ka theksuar se kishte paralajmëruar edhe shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i një platforme të tillë nuk lë hapësirë për një zgjidhje kompromisi.