Moti sot në Kosovë

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare.

Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa sot do të jetë nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8. “Zhiva në termometër” do të ngjitet deri në 34 Gradë.