Aksident i rëndë, rrokulliset vetura (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Deçan-Pejë, ku një veturë është rrokullisur në rrugën mes fshatrave Strellc-Lybeniq.

Siç raportohet, një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, teksa akoma nuk dihet gjendja e tij.

Në vendin e ngjarjes, sipas pamjeve të publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është krijuar edhe kolona.