Kryetari i Vushtrrisë takohet me Kryeparlamentarin Konjufca

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është takuar sot me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan Fokusi.info.

“Me kryetarin Konjufca diskutuam mbi projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Vushtrrisë, dhe mundësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror, në të mirë të qytetarëve vushtrrias”, ka shkruar Idrizi

Postimi i plotë:

TAKIM ME KRYETARIN E KUVENDIT
Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës pata një takim të ngrohtë e përmbajtjesor me kryetarin e Kuvendit, z.Glauk Konjufca.

Me kryetarin Konjufca diskutuam mbi projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Vushtrrisë, dhe mundësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror, në të mirë të qytetarëve vushtrrias.

Faleminderit për pritjen Kryetar Konjufca!