Aksident, katër të lënduar

Policia e Kosovës njofton se dje në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Kovaçica”, ku i dyshuari  derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia godet shtëpinë e një personi ku përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar në shtëpi lëndime trupore pësojnë vozitësi i automjetit  dhe tre meshkuj.

Të lënduarit dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës.