Fushata e Daut Haradinajt, afër vetes elita e familjeve të Kryeqytetit ashtu sikurse të gjitha kategoritë dhe vlerat e shoqërisë

Një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta kemi në Kosovë, po e bën kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, z. Daut Haradinaj, ka muaj që ka filluar fushatën për Kryeqytetin. Gjatë tërë kësaj kohe Haradinajt i janë bashkëngjitur personalitete të respektuara, shumica që vijnë kryesisht nga familjet më me traditë të Kryeqytetit, që dikur e kanë mbajtur jetën politike, tregtare dhe artistike në Prishtinë, e që peshojnë shumë në shoqëri.

Si qytetarë të vjetër të Prishtinës kanë bartur me dekada barrën tregtare, por edhe lidhjet me politikë, por që janë injoruar për të qenë në krye të politikës. Z. Haradinaj e ka menduar mirë se ata mund të bëhen një shembull suksesi nga kontaktet me prishtinasit e harruar, e që dikur ishin faktorë të rëndësishëm në Prishtinë.

E, elita e qytetarëve të harruar të Prishtinës është shkollë politike, që mund t’i jep rezultat Daut Haradinajt. Prishtinasit e vjetër kanë kaluar nëpër sfidat e dhunës e të presioneve të ish-Jugosllavisë dhe e dijnë mirë se çka mund ta ndezë politikën në Prishtinë, së cilës, realisht, i shkon për shtati profili i Daut Haradinajt, si një person fjalëpak por i vendosur në kryerjen e përgjegjësive.

Sepse, kryeqyteti nuk është më nevojë e “çerek” politikanëve urbanë, që mbajnë notes në xhep se kinse do i realizojnë qind për qind premtimet, ndërkaq nuk i kanë realizuar as 50 për qind! Kryeqyteti ynë, Prishtina, ka vite që e ka humbur imazhin e të qeverisurit me standard, që një kryetar komune ta çojë përpara kryeqytetin, pa kalkulime, rrena e dallavere. Prandaj, ka ardhur koha për një ndryshim, për një lider të profilit burrëror, që nuk i ndërron fjalët nga dita në ditë… Kështu, kontaktet e Daut Haradinajt me këtë shtresë qytetare të pakënaqur që po ndodhë çdo ditë, kanë për të dhënë rezultate të rëndësishme si të qeveriset kryeqyteti pa hile… Sepse, Daut Haradinaj po premton ndryshime, të cilat profili i tij nuk lejon të mbetën pa u kryer.

Kryeqyteti ynë, më në fund, ka nevojë për një kryetar popullor, e që ka luftuar me popullin dhe është në mesin e popullit. Ja vlen vetëm t’i analizojmë disa nga personalitetet që tanimë i janë bashkëngjitur Haradinajt, duke u bërë pjesë e ekipit të tij si pjesë e listës për asamblenë komunale. Muhamet Kasabaqi, nga njëra ndër familjet më të vjetra të Prishtinës, një arkitekt i zoti. Tomorr Rezniqi, i cili rrjedh nga një familje me traditë e Prishtinës, të cilët për mbi 50 vite kanë mbajtur gjallë frymën sportive e kulturore në Prishtinë.

Në ekipin e Haradinajt për Prishtinën është edhe Alberta Bince. Familja Bince njihet si njëra nga familjet më të vjetra në Prishtinë, kryesisht të njohur për veprimtarinë e tyre tregtare gjatë etapave të ndryshme historike, ndërkaq Alberta, njihet si një grua vizionare që është, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në fushën e gastronomisë. Kur jemi tek ekipi i Daut Haradinajt për Prishtinën, natyrisht që nuk bën të harrohen assesi, Ergyn Dobërçani dhe Agon Hana.

Njëri nga një familje e pjesës së vjetër të Prishtinës e tjetri nga Dragodani i vjetër, tash Arbëria. Ergyni me profesion regjisor, nga një familje e respektuar e Prishtinës, dhe Agoni që të gjithë e njohin si njëri nga qytetarët e vjetër të Prishtinës, nga familja Hana, një familje e vjetër e Kryeqytetit, të njohur historikisht për veprimtarinë e tyre tregtare e zejtare. Sidoqoftë, Daut Haradinaj me fushatën për Prishtinën, përveç që ka bërë bujë në shoqërinë tonë, ka arritur atë që deri tani pothuajse nuk e ka bërë askush, afrimin ngat vetes elitën e familjeve të vjetra në Prishtinë, që në kohë të caktuara kanë udhëhequr me ekonominë dhe jetën kulturore e sportive në kryeqytet dhe, pa dyshim, do ketë rezultate.