Mehmeti: Të gjitha njësitë policore janë të angazhuara për të zbuluar të gjitha këto raste

Drejtori i Policisë, Samedn Mehmeti ka thënë se policët janë duke e shikuar vendin e ngjarjes dhe gjatë orëve në vijim do të kemi informata të tjera.

Sipas tij, të shtënat kanë ardhë nga një drejtim i panjohur.

Sot kemi të shtëna drejtpërdrejtë në drejtim të Policisë.

“Sot po flasim në situatën ne zhvillim, nëse i kqyrni i keni pas iriqat, gjuajtjen me gurë dhe tani kemi gjuajte”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se të gjitha njësitë policore janë të angazhuara për të zbuluar të gjitha këto raste. Ai ka treguar detaje për të gjitha sulmet e fundit, duke publikuar edhe foto të provave të sigluara në vendin e ngjarjes.

Drejtori i policisë dyshon se këto sulme po ndodhin për të penguar policinë në luftën që po bënë kundër kontrabandës në veri.