Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën tranzitore në Prizren.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, deri tek ky aksident erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit , të cilët intervenuan për t’i nxjerrë personat e aksidentuar nga vetura.

Policia po ashtu ka deklaruar se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka dal nga rruga dhe më pas ka përfunduar nën urë.

Si pasojë, vozitësi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.