Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 57-vjeçari! U përplas nga makina

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasin një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar shoferi 22-vjeçar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021,  në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Shqiptarja.com