Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, në fshatin Hot i Ri.

Sipas burimeve mediatike, në aksident janë përfshirë një mjet Benz dhe një motorr.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i paidentifikuar.