Aksident në autostradë, bllokohet segmenti Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në autostradën Tiranë-Durrës.

Për pasojë të përplasjes së dy makinave, siç dhe paraqitet në foton e mëposhtme, i gjithë trafiku është rënduar tejmase.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ende nuk është mësuar nëse ka të lënduar nga aksidenti.