Kalimi i dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj te trupi gjykues shtyhet për datën 16 korrik

Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes te trupi gjykues, në 16 korrik 2021, shkruan Fokusi.info.

Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik.

Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00. Vendimin mund t’a gjeni këtu (vetëm në anglisht)./Fokusi.info/