Aksident në autostradë, një grua në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë- Durrës, ku një makinë është përplasur me bordurën ndarëse të rrugës. Si pasojë e impaktit të fortë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave paraprake, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë e aksidentit edhe një shtyllë është rrëzuar. Më poshtë disa nga pamjet në vendngjarje.