Aksident në Durrës, lëndohet një fëmijë 10 vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i lënduar një fëmijë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit, ku një fëmijë 10 vjeç ka dalë nga lulishtja duke i prerë rrugën një automjeti në mënyrë të menjëhershme.

Fëmija është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.