Aksident në Fier, vdes drejtuesi i automjetit

Një aksident automobilistik ndodhi sot në aksin rrugor Levan – Tepelenë në afërsi të Fierit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy persona të tjerë u lënduan.

Mësohet se furgoni i aksidentuar ka qenë i mbushur me bombola gazi të vogla. Kjo ka bërë që në vendngjarje të shkojë zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet./Balkanweb/