Aksident në Korroticë të Drenasit, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Drenas, ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:30 në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa njësia e trafikut rajonal është marrë me rastin”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se dnër shkaqet kryesore të aksidenteve janë mospërshtatja e vozitjes me kushtet në rrugë dhe pakujdesia.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

“Mosrespektimi i shenjave në trafik, mospërshtatja e vozitjes me kushtet në rrugë dhe pakujdesia janë ndër shkaktarët e aksidenteve rrugore, prandaj edhe një herë kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm gjatë pjesëmarrjes në trafik, në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente rrugore”, ka apeluar Hoxha.