Thaçi: Në Uashington do të jem me Kryeministrin Hoti

Presidenti Hashim Thaçi thotë se në takimin e Uashingtonit “Nuk mund të shkojmë dy milionë njerëz përballë dy zyrtarëve të Serbisë”, ndërsa shton se çfarëdo marrëveshje me Serbinë do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se delegacioni kosovar udhëton për në Uashington i përgatitur, por nuk ka treguar se kush do të jetë pjesë përbërëse e ekipit nga Kosova, vetëm se thotë se do të ndihet mirë pranë kryeministrit Hoti.

Duke vlerësuar qëndrimin e kreut të PDK’së, Kadri Veselit, Thaçi thotë se takimi në Uashington ka mbështetje më të gjerë se vetëm qeveritare.

“Kosova do të përfaqësohet nga një bazë sa më e gjerë politike dhe institucionale. I vlerësoj lartë edhe qëndrimet e z. Veseli nga opozita që ka qenë shumë i qartë për takimin në Uashington ku Kosova duhet të përfaqësohet në mënyrë sa më të dinjitetshme, dhe në të njëjtën kohë të jetë e përgjegjshme në veprime të veta. Do të thotë, për takimin e Uashingtonit është një mbështetje më e gjerë sesa në kuptimin e ngushtë qeveritar. Unë do të ndihem mirë që të jem me dhe pranë Kryeministrit Hoti”, ka thënë Thaçi,