Aksident në kryeqytet, lëndohen tre persona

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë. Nga ky aksident janë lënduar tre persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30 është  raportuar për një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Borovci.