Sondazhi nga RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Këta dy kandidatë shkojnë në balotazh

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Vushtrrinë, i cili është realizuar nga UBO Consulting.

Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Xhafer Tahiri i LDK-së ka dalë i pari me 42.4 % në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Me sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta brenda periudhës shtator 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:

Xhafer Tahiri – LDK: 42.4 %

Arsim Rexhepi – LVV: 31.8 %

Ferit Idrizi – PDK: 23.9 %

Mensut Ademi – AAK: 1.0 %

Albert Maxhuni – NISMA: 0.5 %

Jeton Salihu – I pavarur: 0.3 %

Ergin Sunguri – KDTP: 0.2 %