MPJ-ja reagon për ndalimin e artistëve nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës thotë se është e shqetësuar me ndalesën e artistëve dhe të rinjve nga Kosova nga ana e autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë në Merdare dhe keqtrajtimin e tyre nga policia e Serbisë.

“Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional “Mirëdita, Dobar Dan”, dhe i vet kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve evropiane në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike.