Aksident në Librazhd, plagosen 5 persona

Paraditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve të plagosur kanë mbetur 5 persona.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur 4 gra dhe një burrë, ndërsa mësohet se automjeti i aksidentuar është me targa të Maqedonisë së Veriut.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.