Tradhtia ka emër? Haki Abazi e Sadri Ramabaja kapen keq në Facebook

Deputeti i VV-së Haki Abazi ka plasuar sot para ndjekësve të tij në Facebook një shkrim të historianit Jusuf Buxhovi që flet për të majtën shqiptare dhe për Konferencën e Bujanit. Por, ai ka marrë një reagim të fortë kundërshtues nga dikush që s’e priste: Sadri Ramabaja.

Në atë shkrim të ndarë nga Haki Abazi denoncohet e majta shqiptare për mos-bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përkundër mbajtjes së Konferencës së Bujanit.

Abazi do të jepte edhe një koment mbi këtë shkrim të Buxhovit: “Vija historike e kundërshtisë që duhet tejkaluar, ndryshe nuk do të ndodhë faktorizimi.”

Por, atij i ka reaguar ashpër analisti dhe anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja:

Një përrallë që edhe ata që kanë njohuri elementare në lëminë e historisë politike, nuk do ta besonin për të mirëqenë!”

Uh!

Si ia ktheu deputet Abazi?

Fillimisht duke ndarë një link për Konferencën e Bujanit. E më pas, edhe duke i thënë këto fjalë: “Histori = tregimi i tij! Tregimi për këtë ngjarje? Tradhtia ka emër?”

Statusi i plotë i Abazit me komentet: