Aksident në Lipjan, ka të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.

Tek semaforët brenda qytetit, një veturë është vet aksidentuar.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ka persona të lënduar. Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.