Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdor apo keqpërdor për agjenda fetare

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdor apo keqpërdor për agjenda fetare, shkruan Fokusi.info.

“Rasti i sotëm dhe disa raste tjera në protesta apo manifestime tjera janë shkelje flagrante e simboleve dhe vlerave që përfaqëson UÇK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush ti përdorë gjegjësisht keqpërdor as PRO e as KUNDËR për agjenda fetare.

Rasti i sotëm dhe disa raste tjera në protesta apo manifestime tjera janë shkelje flagrante e simboleve dhe vlerave që përfaqëson UÇK-ja.
UÇK ishte instutucion më mision Kombtar si rrjedhoj ishte mbi relegjionin dhe bindjeve politike.

Për UÇK-në Kombi është NJË pa segregime religjoze.

Të vetmet tubime apo protesta që i fton OVL-UÇK kanë legjitimitetin të përdorin simbolet e UÇK-së , sepse këto ngerthejnë në vete protesta A partiake dhe A religjioze.

Nën-Kryetari i OVL-UÇK-së NASIM HARADINAJ