Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave te Penda e Livoqit të Epërm, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se nga ky aksident pati vetëm dëme materiale, pa të lënduar.