Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë, ku raportohet se ka të lënduar.

Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura ku si pasojë lëndime kanë marrë pesë persona dhe janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti.