Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, kamioni godet veturën

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pak qaste më parë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një kamion ka goditur një veturë në rrugën që lidhë Prishtinën me komunën e Podujevës.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info