A ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve?- Flasin nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se këto zgjedhje janë sfiduese për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Jemi në kohë pandemie dhe sigurisht se këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit për organizimin e tyre, Elezi deklaroi se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk ishte i planifikuar.

“Prandaj, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje”, shtoi ai, njofton Klan Kosova.

Këto zhvillime vijnë pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit ë vendi do ë shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.

Kjo pasi gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.