Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku është shkaktuar pak minuta më parë.

Saktësisht aksidenti u shkaktua në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Vetura e tipit ‘Mercedes’ ka përfunduar poshtë rrugës, si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë, transmeton Indeksonline.

Lëndime ka pësuar drejtuesi i makinës, i cili edhe është ndihmuar nga njerëzit që ishin të pranishëm në vendngjarje.

Ndryshe me të filluar reshjet e borës dhe shiut në vend thuajse gjithmonë shtohet edhe numri i aksidenteve, kësisoj secili pjesëmarrës në trafik duhet shtuar kujdesin përgjatë qarkullimit.