Aksident në qendër të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, një veturë është goditur për një shtylle buzë rrugës së qendrës.

Sipas tyre, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, 19 prej tyre me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit që të jenë të kujdesshëm dhe shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve ta përshtatin me kushtet në rrugë.