Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, dy persona dërgohen urgjent në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar për në shtëpi.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër, të dy K/Shqiptarë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.