Kurti i fton në takim për të shtunën, kryetarët e komunave s’e dinë agjendën

Të shtunën e 24 shtatorit, iu kërkua të ia rezervojnë kryeministrit, Albin Kurti.

Por, përveç kësaj kryetarët e komunave nuk e kanë asnjë detaj tjetër për takimin mes të parit të qeverisë e vartësve të tij, me komunarët.

Ky veprim i ekzekutivit është i papranueshëm për Asociacionin e Komunave, pasi kërkojnë që kryetarët të dinë temat e diskutimit dhe agjendën.

Bile, po kërkohet që hartimi i agjendës të bëhet në konsultim edhe me udhëheqësit lokal.

Nëse do t’i shkojnë të gjithë kryetarët nuk dihet, por shefi i ekzekutivit deklaroi të mërkurën se qëllim i këtij takimi është bashkëpunimi sa më i mirë qeveri-komuna.