Aksident në rrugën Prishtinë – Mutivodë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, të hënën e një janarit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë – Mutivodë, ku në aksident theksohet se janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.