Aksident në Vlorë, “Benz-i” përplas këmbësoren

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip Benz me targa AA 231 UK ka përplasur një këmbësore në rrugën “Transballkanike”.

Raportohet se gruaja e aksidentuar. rreth 60-vjeç ka marrë dëmtime në gjymtyrë dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.