134 raste aktive me COVID-19

134 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend u regjistrua shtatë raste të reja, asnjë viktimë dhe 22 pacientë të shëruar, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se deri tani një dozë të vaksinës ndaj COVID-19 e kanë marrë 252 mijë e 938 qytetarë ndërsa janë vaksinuar plotësisht 63 mijë e 529 persona