Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, teksa kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orën 14:00 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore Familjare në Vushtrri. Sipas hetimeve deri te aksidenti ka ardhë sepse makinat nuk kanë mbajtur distancën e duhur në mes njëra-tjetrës”.