Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i ftohtë. Në mëngjes por edhe gjatë natës parashihen ngrica, për çka u bëhet thirrje ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 1-2 gradë Celsius.